Albanian Bible

Veprat e Apostujve 14

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 15

1

Dhe disa, qė zbritėn nga Judeja, mėsonin vėllezėrit: ``Nėse nuk jeni rrethprerė sipas ritit tė Moisiut, nuk mund tė shpėtoheni``.

2

Duke qenė se u bė njė grindje jo e vogėl dhe njė diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabės me ata, u dha urdhėr qė Pali, Barnaba dhe disa tė tjerė nga ata tė ngjiten nė Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtė pėr kėtė ēėshtje.

3

Ata, pra, si u pėrcollėn nga kisha, kaluan nėpėr Feniki dhe Samari, duke treguar kthimin e johebrenjve dhe duke u sjellė gėzim tė madh mbarė vėllezėrve.

4

Kur arritėn nė Jeruzalem, u pritėn nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqtė dhe treguan pėr gjėrat e mėdha qė Perėndia kishte bėrė me anėn e tyre.

5

Por u ngritėn disa nga sekti i farisenjve, qė kishin besuar dhe thanė: ``Duhen rrethprerė johebrenjtė dhe tė urdhėrohen tė zbatojnė ligjin e Moisiut``.

6

Atėherė apostujt dhe pleqtė u mblodhėn pėr ta shqyrtuar kėtė problem.

7

Dhe duke qenė se lindi njė diskutim i madh, Pjetri u ēua nė kėmbė dhe u tha atyre: ``Vėllezėr, ju e dini se qė nė kohėt e para Perėndia midis nesh mė zgjodhi mua, qė me anė tė gojės sime johebrenjtė tė dėgjojnė fjalėn e ungjillit dhe tė besojnė.

8

Perėndia, qė i njeh zemrat, u ka dhėnė atyre dėshmi, duke u dhėnė Frymėn e Shenjtė, sikurse edhe neve;

9

dhe ai nuk bėri asnjė dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me anė tė besimit.

10

Tani, pra, pse e tundoni Perėndinė, duke u vėnė mbi qafėn e dishepujve njė zgjedhė qė as etėrit tanė e as ne nuk mund ta mbajmė?

11

Po ne besojmė se do tė shpėtohemi me anė tė hirit tė Zotit Jezu Krishtit, dhe nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ata``.

12

Atėherė e gjithė turma heshti, dhe rrinte e dėgjonte Barnabėn dhe Palin, qė tregonin ē`shenja e mrekulli kishte bėrė Perėndia me anė tė tyre ndėr johebrenj.

13

Dhe si heshtėn ata, Jakobi e mori fjalėn dhe tha: ``Vėllezėr, mė dėgjoni!

14

Simoni ka treguar si i ka vizituar pėr herė tė parė Perėndia johebrenjtė, qė tė zgjedhė nga ata njė popull pėr emrin e tij.

15

Me kėtė gjė pajtohen fjalėt e profetėve, sikundėr ėshtė shkruar:

16

"Pas kėtyre gjerave, unė do tė kthehem dhe do ta rindėrtoj tabernakullin e Davidit qė ėshtė rrėzuar, do t`i restauroj gėrmadhat e tij dhe do ta ngre pėrsėri mė kėmbė,

17

qė mbetja e njerėzve dhe tė gjitha johebrenjtė mbi tė cilat thirret emri im, tė kėrkojnė Zotin, thotė Zoti qė i bėn tė gjitha kėto".

18

Prej kohėsh janė tė njohura te Perėndia tė gjitha veprat e tij.

19

Prandaj unė gjykoj qė tė mos i bezdisim ata nga johebrenjtė qė kthehen te Perėndia,

20

por t`u shkruhet atyre qė tė heqin dorė nga ndotjet e idhujve, nga kurvėria, nga gjėrat e mbytura dhe nga gjaku.

21

Sepse Moisiu qė nga kohėt e lashta ka njerėz tė cilėt nė ēdo qytet e predikojnė atė, duke qėnė i lexuar ēdo tė shtunė nė sinagoga``.

22

Atėherė iu duk e mirė apostujve dhe pleqve me gjithė kishėn tė dėrgojnė nė Antioki, me Palin dhe Barnabėn, disa njerėz tė zgjedhur nga ata: Judėn, mbiquajtur Barsaba, dhe Silėn, njerėz me autoritet ndėr vėllezėrit,

23

me njė letėr tė shkruar nga dora e tyre qė thoshte: ``Apostujt, pleqtė dhe vėllezėrit, vėllezėrve nga johebrenjtė qė janė nė Antioki, Siri dhe Kiliki, pėrshėndetje.

24

Duke qenė se morėm vesh se disa qė erdhėn prej nesh, por tė cilėve ne nuk u kishim dhėnė asnjė porosi, ju kanė shqetėsuar me fjalė duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thėnė se ju duhet tė rrethpriteni dhe tė zbatoni ligjin,

25

na u duk e mirė neve, tė mbledhur tok me njė zemėr, tė zgjedhim disa njerėz dhe t`i dėrgojmė bashkė me tė dashurit tanė Barnaba dhe Pal,

26

njerėz qė kanė pėrkushtuar jetėn e tyre pėr emrin e Zotit tonė Jezu Krishtit.

27

Kemi dėrguar, pra, Judėn dhe Silėn; edhe ata do t`ju tregojnė me gojė tė njėjtat gjėra.

28

Nė fakt na u duk mirė Frymės sė Shenjtė dhe neve qė tė mos ju ngarkojmė asnjė barrė tjetėr pėrveē kėtyre gjėrave tė nevojshme:

29

qė ju tė hiqni dorė nga gjėrat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjėrat e mbytura dhe nga kurvėria; do tė bėni mirė tė ruheni nga kėto. Qofshi mirė``.

30

Ata, pra, mbasi u ndanė, zbritėn nė Antiokia dhe, si mblodhėn kuvendin, e dorėzuan letrėn.

31

Dhe ata, mbasi e lexuan, u gėzuan pėr ngushėllimin.

32

Dhe Juda e Sila, qė ishin edhe ata profetė, me shumė fjalė i nxitėn vėllezėrit dhe i forcuan.

33

Mbasi ndenjėn atje ca kohė, u dėrguan prapė me paqtim nga vėllezėrit tek apostujt.

34

Por Silės iu duk mirė tė mbetej aty.

35

Edhe Pali e Barnaba qėndruan nė Antioki, duke mėsuar dhe duke shpallur me shumė tė tjerė fjalėn e Zotit.

36

Pas disa ditėsh Pali i tha Barnabės: ``Le tė kthehemi tė shohim vėllezėrit tanė nė ēdo qytet, ku kemi shpallur fjalėn e Perėndisė, pėr tė parė si janė``.

37

Dhe Barnaba donte tė merrte me vete Gjonin, tė quajtur Mark.

38

Por Pali mendonte se nuk duhej marrė me vete atė qė ishte ndarė prej tyre nė Pamfili, dhe nuk kishte shkuar me ata nė punė.

39

Atėherė lindi njė grindje saqė ata u ndanė njėri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi pėr nė Qipro.

40

Por Pali zgjodhi Silėn dhe u nis, pasi vėllezėrit e lanė nė hir tė Perėndisė.

41

Dhe pėrshkoi Sirinė dhe Kilikinė, duke i forcuar kishat.

Veprat e Apostujve 16

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: