Albanian Bible

Gjoni 7

Gjoni

Return to Index

Chapter 8

1

Dhe Jezusi shkoi nė malin e Ullinjve.

2

Por, si zbardhi dita, u kthye pėrsėri nė tempull dhe gjithė populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mėsonte.

3

Atėherė farisenjtė dhe skribėt i prunė njė grua qė ishte kapur duke shkelur kurorėn dhe, mbasi e vunė nė mes,

4

i thanė Jezusit: ``Mėsues, kjo grua ėshtė kapur nė flagrancė, duke shkelur kurorėn.

5

Por nė ligj Moisiu na ka urdhėruar tė vriten me gurė gra tė tilla, por ti ē`thua?``.

6

Flisnin kėshtu pėr ta vėnė nė provė dhe pėr tė pasur diēka pėr ta paditur. Por Jezusi, duke u shtėnė se nuk dėgjoi, u pėrkul dhe shkruante me gisht nė dhe.

7

Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju ėshtė pa mėkat, le ta hedhė i pari gurin kundėr saj!``.

8

Pastaj u pėrkul pėrsėri dhe shkruante nė dhe.

9

Atėherė ata, e dėgjuan kėtė dhe tė bindur nga ndėrgjegjja, u larguan njė nga njė, duke filluar nga mė tė vjetrit e deri te tė fundit; kėshtu Jezusi mbeti vetėm me atė grua, qė qėndronte atje nė mes.

10

Jezusi atėherė u ngrit dhe, duke mos parė tjetėr pėrveē gruas, i tha: ``O grua, ku janė ata qė tė paditnin? Askush nuk tė dėnoi?``.

11

Dhe ajo u pėrgjigj: ``Askush, Zot``. Atėherė Jezusi i tha: ``As unė nuk tė dėnoj; shko dhe mos mėkato mė``.

12

Dhe Jezusi u foli atyre pėrsėri duke thėnė: ``Unė jam drita e botės; kush mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės``.

13

Atėherė farisenjtė i thanė: ``Ti dėshmon pėr vetveten; dėshmimi yt nuk ėshtė i vėrtetė``.

14

Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Edhe pse dėshmoj pėr vetvete, dėshmimi im ėshtė i vėrtetė, sepse unė e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, pėrkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.

15

Ju gjykoni sipas mishit, unė nuk gjykoj asnjeri.

16

Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im ėshtė i vėrtetė, sepse unė nuk jam vetėm, por jam unė dhe Ati qė mė dėrgoi.

17

Edhe nė ligjin tuaj ėshtė shkruar se dėshmimi i dy njerėzve ėshtė i vėrtetė.

18

Unė jam ai qė dėshmoj pėr vetvete dhe Ati qė mė ka dėrguar dėshmon pėr mua``.

19

Atėherė i thanė: ``Ku ėshtė Ati yt?``. Jezusi u pėrgjigj: ``Ju nuk mė njihni as mua, as Atin tim; po tė mė njihnit mua, do tė njihnit edhe Atin tim``.

20

Jezusi i shprehu kėto fjalė nė vendin e thesarit, duke mėsuar nė tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.

21

Jezusi, pra, u tha atyre pėrsėri: ``Unė po shkoj dhe ju do tė mė kėrkoni, dhe do tė vdisni nė mėkatin tuaj. Atje ku shkoj unė, ju nuk mund tė vini``.

22

Prandaj Judenjtė thoshnin: ``Mos don tė vrasė veten, sepse thotė: "Ku shkoj unė, ju nuk mund tė vini"?``.

23

Dhe ai u tha atyre: ``Ju jeni nga kėtu poshtė, kurse unė jam nga atje lart; ju jeni prej kėsaj bote, unė nuk jam prej kėsaj bote.

24

Prandaj ju thashė se ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja, sepse po tė mos besoni se unė jam, ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja``.

25

Atėherė ata i thanė: ``Kush je ti?``. Dhe Jezusi u tha atyre: ``Pikėrisht atė qė ju thashė.

26

Shumė gjėra kam pėr tė thėnė e pėr tė gjykuar lidhur me ju; por ai qė mė ka dėrguar ėshtė i vėrtetė dhe gjėrat qė kam dėgjuar nga ai, ia them botės``.

27

Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre pėr Atin.

28

Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atėherė do tė njihni se unė jam, dhe se nuk bėj asgjė prej vetvetes, por i them kėto gjėra ashtu si Ati mė ka mėsuar.

29

Dhe ai qė mė ka dėrguar ėshtė me mua; Ati s`mė ka lėnė vetėm, sepse bėj vazhdimisht gjėrat qė i pėlqejnė``.

30

Ndėrsa ai thoshte kėto gjėra, shumė veta besuan nė tė.

31

Atėherė Jezusi u tha Judenjve qė besuan nė tė: ``Nėse do tė qėndroni nė fjalėn time, jeni me tė vėrtetė dishepujt e mi;

32

do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t`ju bėjė tė lirė``.

33

Ata iu pėrgjigjėn: ``Ne jemi pasardhės tė Abrahamit dhe s`kemi qenė kurrė sk-llevėr tė askujt; si mund tė thuash ti: "Do tė bėheni tė lirė"?``.

34

Jezusi u pėrgjigj atyre: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Kush bėn mėkatin ėshtė skllav i mėkatit.

35

Por skllavi nuk rri pėrgjithmonė nė shtėpi; ndėrsa biri rri pėrgjithmonė.

36

Pra, nėse Biri do t`ju bėjė tė lirė, do tė jeni me tė vėrtetė tė lirė``.

37

``Unė e di se jeni pasardhėsit e Abrahamit, por ju kėrkoni tė mė vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend nė ju.

38

Unė flas pėr ē`kam parė tek Ati im, dhe ju bėni gjėrat qė keni parė tek ati juaj``.

39

Ata, duke u pėrgjigjur, i thanė: ``Ati ynė ėshtė Abrahami``. Jezusi u tha atyre: ``Po tė ishit bij tė Abrahamit, do tė bėnit veprat e Abrahamit;

40

por ju tani kėrkoni tė mė vrisni mua, qė ju kam folur tė vėrtetėn qė kam dėgjuar nga Perėndia; Abrahami kėtė nuk e bėri.

41

Ju bėni veprat e atit tuaj``. Prandaj ata i thanė: ``Ne nuk lindėm nga kurvėrimi; ne kemi njė Atė tė vetėm: Perėndinė``.

42

Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Po tė ishte Perėndia Ati juaj, ju do tė mė donit, sepse kam dalė dhe kam ardhur nga Perėndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai mė ka dėrguar.

43

Pėrse nuk e kuptoni thėnien time? Sepse nuk mund tė dėgjoni fjalėn time.

44

Ju jeni nga djalli, qė ėshtė ati juaj, dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj; ai ishte vrasės qė nga fillimi dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn, sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė. Kur thotė tė rrema, flet nga vetvetja, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i rrenės.

45

Kurse mua, duke qenė se ju them tė vėrtetėn, nuk mė besoni.

46

Cili nga ju mė bind pėr mėkat? Nėse flas tė vėrtetėn, pėrse nuk mė besoni?

47

Kush ėshtė prej Perėndisė, i dėgjon fjalėt e Perėndisė; prandaj ju nuk dėgjoni, se nuk jeni prej Perėndisė``.

48

Atėherė Judenjtė iu pėrgjigjėn dhe i thanė: ``A nuk themi me tė drejtė se ti je Samaritan dhe se ke njė demon?``.

49

Jezusi u pėrgjigj: ``Unė s`kam njė demon, por nderoj Atin tim; ju pėrkundrazi mė ēnderoni.

50

Tani unė nuk kėrkoj lavdinė time, ka kush e kėrkon dhe gjykon.

51

Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se ai qė zbaton fjalėn time, nuk do ta shohė kurrė vdekjen, pėrjetė``.

52

Pra Judenjtė i thanė: ``Tani njohim se ti ke njė demon. Abrahami dhe profetėt kanė vdekur, kurse ti thua: "Kur njėri zbaton fjalėn time, nuk do ta shijojė kurrė vdekjen, pėrjetė".

53

Ti qenke mė i madh se ati ynė Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetėt kanė vdekur; kush pretendon se je?``.

54

Jezusi u pėrgjigj: ``Nė qoftė se unė e pėrlėvdoj veten, lavdia ime s`ėshtė asgjė. Éshtė Ati im ai qė mė pėrlėvdon, pėr tė cilin ju thoni se ėshtė Perėndia juaj.

55

Por ju ende s`e keni njohur, kurse unė e njoh dhe, po tė thoja se nuk e njoh, do tė isha njė gėnjeshtar si ju; por unė e njoh dhe e zbatoj fjalėn e tij.

56

Abrahami, ati juaj, ngazėllohej nė shpresėn qė tė shihte ditėn time; e pa dhe u gėzua``.

57

Judenjtė, pra, i thanė: ``Ti ende nuk je pesėdhjetė vjeē dhe e paske parė Abrahamin?``.

58

Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam``.

59

Atėherė ata morėn gurė, qė t`i hidhnin kundėr tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kėshtu u largua.

Gjoni 9

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: