Albanian Bible

2 i Kronikave 13

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 14

1

Pastaj Abijahun pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Asa. Nė kohėn e tij vendi qe i qetė dhjetė vjet.

2

Asa bėri atė qė ishtė e mirė dhe e drejtė nė sytė e Zotit, Perėndisė tė tij.

3

Ai hoqi nga vendi altarėt e perėndive tė huaj dhe vendet e larta, shkatėrroi shtyllat e shenjta dhe i bėri copė-copė Asherimėt.

4

Pėrveē kėsaj urdhėroi Judėn tė kėrkojė Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre, dhe tė zbatojė nė praktikė ligjin dhe urdhėrimet.

5

Hoqi gjithashtu nga tė gjitha qytetet e Judės vendet e larta dhe idhujt; dhe me tė mbretėria njohu njė periudhė qetėsie.

6

Ai ndėrtoi qytete tė fortifikuara nė Judė, sepse vendi ishte i qetė. Nė ato vite nuk pati asnjė luftė kundėr tij, sepse Zoti i kishte dhėnė qetėsi.

7

Ai u thoshte atyre tė Judės: "Le t`i ndėrtojmė kėto qytete dhe t`i rrethojmė me mure, me kulla, me porta dhe shufra. Vendi ėshtė akoma nė dispozicionin tonė, sepse kemi kėrkuar Zotin, Perėndinė tonė; ne e kemi kėrkuar dhe ai na ka dhėnė paqe rreth e qark". Kėshtu ata iu vunė ndėrtimit dhe u begatuan.

8

Asa kishte njė ushtri prej treqindmijė njerėzish nga Juda qė mbanin ushta dhe mburoja, si dhe dyqind e tetėdhjetė mijė nga Beniamini qė mbanin mburoja dhe gjuanin me hark; tėrė kėta ishin burra tė fortė dhe trima.

9

Kundėr tyre doli Zerahu, Etiopasi, me njė ushtri prej njė milion burrash dhe me treqind qerre dhe arriti deri nė Mareshah.

10

Asa doli atėherė kundėr tij dhe u vendosėn nė rend beteje nė luginėn e Tsefathahut pranė Mareshahut.

11

Atėherė Asa i klithi Zotit, Perėndisė tė tij, dhe tha: "O Zot, nuk ka njeri veē teje qė mund tė ndihmojė nė luftimet midis njė tė fuqishmi dhe atij qė i mungon forca. Na ndihmo, o Zot, Perėndia ynė, sepse ne mbėshtetemi te ti dhe dalim kundėr kėsaj shumice nė emrin tėnd. O Zot, ti je Perėndia ynė; mos lejo qė njeriu tė ta kalojė ty!".

12

Kėshtu Zoti goditi Etiopasit pėrpara Asas dhe pėrpara Judės, dhe Etiopasit ua mbathėn kėmbėve.

13

Atėherė Asa dhe njerėzit qė ishin me tė i ndoqėn deri nė Gherar. Prandaj Etiopasit u mundėn, prej tyre nuk mbeti asnjė i gjallė, sepse ata u shkatėrruan pėrpara Zotit dhe ushtrisė sė tij. Dhe ata morėn njė plaēkė shumė tė madhe.

14

Pastaj sulmuan tėrė qytetet rreth e qark Gherarit, sepse tmeri i Zotit i kishte zėnė, dhe ata plaēkitėn tėrė qytetet nė tė cilat kishte plaēkė tė madhe.

15

Sulmuan gjithashtu vathėt e bagėtive dhe morėn me vete njė numėr tė madh dhensh dhe devesh. Pastaj u kthyen nė Jeruzalem.

2 i Kronikave 15

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: