Albanian Bible

2 i Samuelit 15

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 16

1

Davidi sapo e kishte kaluar majėn e malit; kur ja, Tsiba, shėrbėtor i Mefiboshethit, i doli pėrpara me gomarė me samar dhe tė ngarkuar me dyqind bukė, njėqind vile rrushi tė thatė, njėqind fruta vere dhe njė calik me verė.

2

Mbreti i tha Tsibas: "Ē`ke ndėrmėnd tė bėsh me kėto gjėra?". Tsiba iu pėrgjigj: "Gomarėt do t`i shėrbejnė shtėpisė sė mbretit pėr tė hipur; buka dhe frutat e verės do tė pėrdoren pėr tė ushqyer tė rinjtė, dhe vera do tė pihet nga ata qė do tė jenė tė lodhur nė shkretėtirė".

3

Mbreti tha: "Ku ėshtė biri i zotėrisė tėnd?". Tsiba iu pėrgjigj mbretit: "Ja, mbeti nė Jeruzalem, sepse tha: "Sot shtėpia e Izraelit do tė mė kthejė mbretėrinė e atit tim"".

4

Atėherė mbreti i tha Tsibas: "Ja, tė gjitha ato qė janė pronė e Mefiboshethit janė tė tua". Tsiba iu pėrgjigj: "Unė po bie pėrmbys para teje. Paēa hirin tėnd, o mbret, o imzot!".

5

Kur mbreti David arriti nė Bahurim, qė andej doli njė njeri qė ishte i fisit tė shtėpisė sė Saulit, ai quhej Shimei dhe ishte bir i Gerit. Ai po dilte duke shqiptuar mallkime,

6

dhe hidhte gurė kundėr Davidit dhe gjithė shėrbėtorėve tė mbretit David, ndėrsa tėrė populli dhe tėrė trimat ishin radhitur nė tė djathtė dhe nė tė majtė tė mbretit.

7

Ndėrsa mallkonte, Shimei thoshte: "Shko, pra, shko, njeri gjakatar dhe i kobshėm!

8

Zoti ka bėrė qė mbi kokėn tėnde tė bjerė gjaku i shtėpisė sė Saulit, nė vend tė cilit ti ke mbretėruar; dhe Zoti e ka dhėnė mbretėrinė nė duart e Absalomit, birit tėnd; dhe ja, tani je bėrė rob i vetė ligėsisė sate, sepse je njeri gjakatar".

9

Atėherė Abishai, bir i Tserajahut, i tha mbretit: "Pse ky qen i ngordhur duhet tė mallkojė mbretin, zotėrinė time? Tė lutem, mė lėr tė shkoj t`i pres kokėn!".

10

Por mbreti iu pėrgjigj: "Ē`kam tė bėj unė me ju, bijtė e Tserujahut? Prandaj lėreni tė mallkojė, sepse Zoti i ka thėnė: "Mallko Davidin!". Dhe kush mund tė thotė: "Pse silleni kėshtu?"

11

Pastaj Davidi i tha Abishait dhe tėrė shėrbėorėve tė tij: "Ja, im bir, qė ka dalė nga barku im, kėrkon tė mė heqė jetėn aq mė shumė dhe ky Beniaminit! Lėreni tė rrijė dhe tė mallkojė, sepse ia ka urdhėruar Zoti.

12

Ndoshta Zoti do ta shohė hidhėrimin tim dhe do tė mė bėjė tė mira nė vend tė mallkimeve qė mė drejton sot".

13

Kėshtu Davidi dhe njerėzit e tij e vazhduan rrugėn e tyre; edhe Shimei ecte anės sė malit, pėrballė Davidit, dhe rrugės e mallkonte atė, i hidhte gurė dhe pluhur.

14

Mbreti dhe tėrė njerėzit qė ishin me tė arritėn nė vendin e caktuar tė lodhur, dhe aty e morėn veten.

15

Ndėrkohė Absalomi dhe tėrė populli, njerėzit e Izraelit, kishin hyrė nė Jeruzalem; Ahithofeli ishte me tė.

16

Kur Hushai, Arkiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, Hushai i tha Absalomit: "Rroftė mbreti! Rroftė mbreti!".

17

Absalomi i tha Hushait: "Kjo ėshtė dashuria qė ke pėr mikun tėnd? Pse nuk shkove me mikun tėnd?".

18

Hushai iu pėrgjigj Absalomit: "Jo, unė do tė jem me atė qė Zoti, gjithė ky popull dhe tėrė njerėzit e Izraelit kanė zgjedhur, dhe do tė mbetem me tė.

19

A nuk duhet vallė, tė vihem nė shėrbim tė birit tė tij? Ashtu si i kam shėrbyer atit tėnd, nė tė njėjtėn mėnyrė do tė tė shėrbej edhe ty".

20

Atėherė Absalomi i tha Ahithofelit: "Jepni kėshillėn tuaj! Ē`duhet tė bėjmė?".

21

Ahithofeli iu pėrgjigj kėshtu Absalomit: "Hyrė te konkubinat e atit tėnd qė ai ka lėnė pėr tė ruajtur shtėpinė, kėshtu tėrė Izraeli do tė mėsojė qė je bėrė i urryer pėr atin tėnd dhe ata qė janė me ty do tė marrin guxim".

22

Ngritėn pastaj njė ēadėr mbi taracėn pėr Absalomin, dhe Absalomi hyri te konkubinat e atit tė tij nė sytė e tėrė Izraelit.

23

Nė ato ditė, kėshilla e dhėnė nga Ahithofeli kishte po atė vlerė tė atij qė kishte konsultuar fjalėn e Perėndisė. Kėtė vlerė kishte ēdo kėshillė e Ahithofelit si pėr Davidin ashtu dhe pėr Absalomin.

2 i Samuelit 17

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: