Albanian Bible

Jozueu 11

Jozueu

Return to Index

Chapter 12

1

Kėta janė mbretėrit e vendit tė mundur nga bijtė e Izraelit, qė pushtuan territorin e tyre matanė Jordanit, nė drejtim tė lindjes, nga pėrroi Arnon deri nė malin Hermon dhe tėrė Arabahun lindor;

2

Sihoni, mbret i Amorejve, qė banonte nė Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, qė gjendet mbi brigjet e lumit tė Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri nė lumin Jakob, qė ėshtė kufi me bijtė e Anonit;

3

dhe nė pjesėn lindore tė Arabahut nga deti i Kinerethit deri nė detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri nė Beth-Jeshimoth, dhe nė jug deri nė shpatet e Pisgahut.

4

Pastaj territori i Ogut, mbretit tė Bashanit, njė nga gjigantėt qė kishin shpėtuar dhe qė banonte nė Ashtaroth dhe nė Edrej,

5

dhe qė sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tėrė Bashanin deri nė kufirin e Geshuritėve dhe Maakathitėve, dhe mbi gjysmėn e Galaadit deri nė kufirin e Sihonit, mbretit tė Heshbonit.

6

Moisiu, shėrbėtori i Zotit, dhe bijtė e Izraelit i mundėn; pastaj Moisiu, shėrbėtori i Zotit ua dha nė zotėrim vendin e tyre Rubenitėve, Gaditėve dhe gjysmės sė fisit tė Manasit.

7

Kėta janė pėrkundrazi mbretėrit e vendit qė Jozueu dhe bijtė e Izraelit i mundėn kėtej Jordanit, nė perėndim, nga Baal-Gadi nė luginėn e Libanit deri nė malin Halak qė ngrihet mbi Seir, vend qė Jozueu

8

nė krahinėn malore, nė ultėsirėn, nė Arabah, nė shpatet e maleve, nė shkretėtirė dhe nė Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;

9

mbreti i Jerikos, njė; mbret i Ait, afėr Bethelit, njė;

10

mbreti i Jeruzalemit, njė; mbreti i Hebronit, njė;

11

mbreti i Jarmuthit, njė; mbreti i Lakishit, njė;

12

mbreti i Eglonit, njė; mbreti i Gezerit, njė;

13

mbreti i Debirit, njė; mbreti i Gederit, njė;

14

mbreti i Hormahut, njė; mbreti i Aradit, njė;

15

mbreti i Libnahut, njė; mbreti i Adulamit, njė;

16

mbreti i Makedahut, njė; mbreti i Bethelit, njė;

17

mbreti i Tapuahut, njė; mbreti i Heferit, njė;

18

mbreti i Afekut, njė; mbreti i Sharonit, njė;

19

mbreti i Madonit, njė; mbreti i Hatsorit, njė;

20

mbreti i Shirom-Meronit, njė; mbreti i Akshafit, njė;

21

mbreti i Taanakut, njė; mbreti i Megidos, njė;

22

mbreti i Kedeshit, njė; mbreti i Jokneamit, nė Karmel, njė;

23

mbreti i Dorit, mbi lartėsinė e Dorit, njė; mbreti i popujve tė Gilgalit, njė;

24

mbreti i Tirtsahut, njė. Gjithsej tridhjetė e njė mbretėr.

Jozueu 13

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: