Albanian Bible

Numrat 36

Ligji i Pėrtėrirė

Return to Index

Chapter 1

1

Kėto janė fjalėt qė Moisiu i drejtoi Izraelit matanė Jordanit, nė shkretėtirė, nė Arabah, pėrballė Sufit, midis Paranit, Tofelit, Labanit, Hatserothit dhe Zahabit.

2

Ka njėmbėdhjetė ditė rrugė nga mali Horeb, duke ndjekur rrugėn e malit Seir, deri nė Kadesh-Barnea.

3

Nė vitin e dyzetė nė muajin e njėmbėdhjetė, ditėn e parė tė muajit, Moisiu u foli bijve tė Izraelit, simbas porosive qė i kishte dhėnė Zoti,

4

mbas mundjes sė Sihonit, mbretit tė Amorejve qė banonte nė Heshbon, dhe tė Ogut, mbretit tė Bashanit qė banonte nė Ashtaroth dhe nė Edrej.

5

Matanė Jordanit, nė vendin e Moabit, Moisiu filloi ta shpjegojė kėtė ligj, duke thėnė:

6

"Zoti, Perėndia ynė, na foli nė Horeb dhe na tha: "Ju keni ndenjur mjaft afėr kėtij mali;

7

ēoni ēadrat, vihuni nė lėvizje dhe shkoni nė drejtim tė krahinės malore tė Amorejve dhe nė drejtim tė tė gjitha vendeve tė afėrta me Arabahun, nė krahinėn malore dhe nė ultėsirėn, nė Negev e nė bregun e detit, nė vendin e Kananejve dhe nė Liban, deri nė lumin e madh, nė lumin e Eufratit.

8

Ja, unė e vura vendin para jush; hyni dhe shtjireni nė dorė vendin qė Zoti ishte betuar t`ua jepte etėrve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, atyre dhe pasardhėsve tė tyre mbas tyre"".

9

"Nė atė kohė unė ju fola dhe ju thashė: "Unė nuk mund ta mbaj i vetėm barrėn qė pėrfaqėsoni ju tė tėrė.

10

Zoti, Perėndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni nė numėr tė madh si yjet e qiellit.

11

Zoti, Perėndia i etėrve tuaj, ju bėftė njėmijė herė mė tė shumtė, dhe ju bekoftė ashtu si ju ka premtuar!

12

Por si mundem unė, duke qenė i vetėm, tė mbaj barrėn tuaj, peshėn tuaj dhe grindjet tuaja?

13

Zgjidhni nga fiset tuaja burra tė urtė, me gjykim e me pėrvojė, dhe unė do t`i bėj prijės tuaj".

14

Dhe ju m`u pėrgjigjėt, duke thėnė: "Ajo qė ti propozon tė bėsh ėshtė e mirė".

15

Atėherė mora prijėsit e fiseve tuaja, njerėz tė urtė dhe me pėrvojė, dhe i caktova si prijės tuaj, prijės tė mijėrave, tė qindrave tė pesėdhjetėve, tė dhjetrave, dhe oficerė tė fiseve tuaja.

16

Nė atė kohė u dhashė kėtė urdhėr gjykatėsve tuaj, duke u thėnė: "Dėgjoni dhe gjykoni me drejtėsi grindjet midis vėllezėrve tuaj, midis njė njeriu dhe tė vėllait ose tė huajit qė ndodhet pranė tij.

17

Nė gjykimet tuaja nuk do tė keni konsiderata personale; do tė dėgjoni si tė madhin ashtu edhe tė voglin; nuk do tė keni frikė nga asnjeri, sepse gjykimi i pėrket Perėndisė; ēėshtjen qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr ju do tė ma paraqisni mua, dhe unė do ta dėgjoj".

18

Nė atė kohė unė ju urdhėrova tė gjitha gjėrat qė duhet tė bėnit".

19

"Pastaj u nisėm nga mali i Horebit dhe pėrshkuam gjithė atė shkretėtirė tė madhe dhe tė tmerrshme qė keni parė, duke u drejtuar nga krahina malore e Amorejve, ashtu si na kishte urdhėruar Zoti, Perėndia ynė, dhe arritėm nė Kadesh-Barnea.

20

Atėherė ju thashė: "Keni arritur nė krahinėn malore tė Amorejve, qė Zoti, Perėndia ynė, na jep.

21

Ja, Zoti, Perėndia ynė, e ka vėnė vendin para teje, ngjitu dhe shtjire nė dorė, ashtu si tė ka thėnė Zoti, Perėndia i etėrve tė tu; mos ki frikė dhe mos u ligėshto".

22

Atėherė ju, tė gjithė ju, u afruat pranė meje dhe mė thatė: "Tė dėrgojmė disa njerėz para nesh qė tė vėzhgojnė vendin pėr ne dhe tė na tregojnė rrugėn nėpėr tė cilėn ne duhet tė ngjitemi dhe qytetet nė tė cilat duhet tė hyjmė".

23

Ky propozim mė pėlqeu, kėshtu mora dymbėdhjetė njerėz nga radhėt tuaja, njė pėr ēdo fis.

24

Dhe ata u nisėn, u ngjitėn drejt maleve, arritėn nė luginėn e Eshkolit dhe vėzhguan vendin.

25

Morėn me vete disa fruta tė vendit, na i sollėn dhe na paraqitėn raportin e tyre, duke thėnė: "Vendi qė po na jep Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i mirė"".

26

"Por ju nuk deshėt tė ngjiteni dhe ngritėt krye kundėr urdhėrit tė Zotit, Perėndisė tuaj;

27

dhe murmuritėt nė ēadrat tuaja dhe thatė: "Zoti na urren, pėr kėtė arsye na nxori nga vendi i Egjiptit pėr tė na dorėzuar nė duart e Amorejve dhe pėr tė na shkatėrruar.

28

Ku mund tė shkojmė? Vėllezėrit tonė na pezmatuan zemrėn duke na thėnė: Éshtė njė popull mė i madh dhe mė shtatlartė se ne; qytetet janė tė mėdha dhe tė fortifikuara deri nė qiell; pamė bile edhe bijtė e Anakimit".

29

Atėherė unė ju thashė: "Mos u trembni dhe mos kini frikė nga ata.

30

Zoti, Perėndia juaj, qė shkon para jush, do tė luftojė ai vetė pėr ju, ashtu si ka bėrė para syve tuaj nė Egjipt

31

dhe nė shkretėtirė, ku ke parė se si Zoti, Perėndia yt, tė ka shpėnė ashtu si njė njeri ēon fėmijėn e tij, gjatė gjithė rrugės qė keni pėrshkuar deri sa arritėt nė kėtė vend".

32

Megjithatė ju nuk patėt besim tek Zoti, Perėndia juaj,

33

qė shkonte nė rrugė para jush pėr t`ju gjetur njė vend ku tė ngrinit ēadrat, me zjarrin e natės dhe me renė e ditės, pėr t`ju treguar cilėn rrugė duhet tė ndiqnit.

34

"Kėshtu Zoti dėgjoi fjalėt tuaja, u zemėrua dhe u betua duke thėnė:

35

Me siguri, asnjė nga njerėzit e kėtij brezi tė keq nuk do ta shohė vendin e mirė qė jam betuar t`u jap etėrve tuaj,

36

me pėrjashtim tė Kalebit, birit tė Jenufehut. Ai do ta shohė; atij dhe bijve tė tij do t`u jap tokėn qė ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotėsisht".

37

Edhe kundėr meje Zoti u zemėrua pėr fajin tuaj dhe tha: "As ti nuk ke pėr tė hyrė;

38

por Jozueu, bir i Nunit, qė qėndron para teje, ka pėr tė hyrė; pėrforcoje, se ai do ta bėjė Izraelin ta zotėrojė vendin.

39

Fėmijėt tuaj, qė ju thatė se do tė bėhen pre e armiqve, qė sot nuk njohin as tė mirėn as tė keqen, janė ata qė do tė hyjnė; do t`jua jap atyre vendin dhe ata do ta zotėrojnė.

40

Ju kthehuni prapa dhe shkoni nga shkretėtira, nė drejtim tė Detit tė Kuq".

41

Atėherė ju u pėrgjigjėt, duke mė thėnė: "Kemi mėkatuar kundėr Zotit. Ne do tė ngjitemi dhe do tė luftojmė pikėrisht ashtu si ka thėnė Zoti, Perėndia ynė". Dhe secili prej jush ngjeshi armėt dhe filloi me guxim tė ngjitet nė drejtim tė krahinės malore.

42

Dhe Zoti mė tha: "U thuaj atyre: Mos u ngjitni dhe mos luftoni, sepse unė nuk jam midis jush, dhe ju do tė mundeni nga armiqtė tuaj".

43

Unė jua thashė, por ju nuk mė dėgjuat; bile ngritėt krye kundėr urdhrit tė Zotit, u sollėt me mendjemadhėsi dhe u ngjitėt drejt krahinės malore.

44

Atėherė Amorejtė, qė banojnė nė kėtė krahinė malore, dolėn kundėr jush, ju ndoqėn si bėjnė bletėt dhe ju prapsėn nga Seiri deri nė Hormah.

45

Pastaj ju u kthyet dhe filluat tė qani pėrpara Zotit; por Zoti nuk mori parasysh ankimet tuaja dhe nuk ju dėgjoi.

46

Kėshtu mbetėt shumė ditė nė Kadesh, gjithė kohėn qė qėndruat atje".

Ligji i Pėrtėrirė 2

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: